Arbëri

KOMF kërkon që ligji për mbrojtjen e fëmijëve të zbatohet

Organizatat për Mbrojtjen e fëmijëve e kanë mirëpritur miratimin e projektligjit për mbrojtjen e fëmijëve një ditë më parë në Kuvend.

Anëtarë të Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve kanë bërë thirrje që ky ligj i cili do të dekretohet nga presidenti të mos jetë sikurse ligjet e tjera i pa zbatuar, raporton KTV.

Ata kanë thënë se me këtë ligj sigurohen të drejtat e fëmijëve nga dhuna, abuzimi dhe forma të tjera të keqtrajtimit.