Arbëri

Komercialja pezullon punën në shkollën “Isa Boletini” në Podujevë

Shkolla e Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë

EO

Drejtori komunal i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, të shtunën ka bërë të ditur se anulimi i ceremonisë për vendosjen e gurthemelit të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Komerciale që ia ndalon punimet operatorit fitues të tenderit.

Fetahu ka thënë se vendimin e kanë marrë dje pas përfundimit të orarit të punës.

“Më datën 30 (maj), Gjykata Komerciale ka marr një vendim të cilin nuk e ka përcjellë tek ne deri ditën e djeshme pas orarit të punës dhe atë nga operatori ekonomik, ku e pezullon aktivitetet e kompanisë që ka fituar tenderin dhe përkohësisht janë ndal punimet”, ka thënë Fetahu.

Në ceremoninë e planifikuar për në orën 11:00 ishte paralajmëruar se do të merrnin pjesë dhe kryeministri Albin Kurti e ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. /EO