Arbëri

Komandot e FSK-së po trajnohen nga amerikanët

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se komandot e Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimin në shkathtësitë luftarake nga instruktorët e forcave aleate amerikane.

Trajnimi i komandove po bëhet në Aeroportin e Gjakovës.

“Sot isha në Aeroportin e Gjakovës ku vizitova komandot tona të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të cilët janë duke realizuar, me instruktorët ushtarak amerikan, trajnimet specialistike për avancimin e shkathtësive taktike në operacionet speciale. Nga afër pashë, nivelin shumë të lartë të përgatitjes së komandove tona për t’u përballur suksesshëm në secilën sfidë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

 

Komandot tona vazhdojnë avancimin profesional në shkathtësitë luftarake nga instruktorët e forcave aleate amerikane Sot...

Posted by Armend Mehaj on Wednesday, March 2, 2022