Arbëri

Kolona të gjata në kufirin Serbi-Hungari, mërgimtarët presin me orë të tëra

Radhë të gjata automjetesh janë shkaktuar në pikën kufitare Serbi-Hungari, prej tyre shumë shtetas shqiptarë të cilët me orë të tëra kanë pritur.

Një lexues i KOHËS ka dërguar fotografi të shumta nga kjo pikë, ku shihen kolonat.

Të shtunën, Qendra Kombëtare të Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat për pritjet nga të gjitha pikat kufitare. Në kufi me Serbinë, pika në Merdarë, ka pasur pritje deri në dy orë për të kaluar për shkak të fluksit të madh të veturave.

Festat e fundvitit kanë sjellë numër të madh mërgimtarësh. Gjatë dhjetorit ishte raportuar disa herë se në kufi për të hyrë në Kosovë, qytetarët ishin detyruar të prisnin për disa orë.

{gallery}