Deri në një orë po presin qytetarët që të dalin nga Kosova në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitare ka njoftuar në faqen zyrtare se rreth 300 metra është kolona e krijuar në dalje të kësaj pike.
Kolona, por më të shkurta ka në hyrje te Dheu i Bardhë, rreth 30 minuta pritje apo 200 metra kolonë.
Në pikat e tjera gjendja është e zakonshme.