Arbëri

KOHA Ditore festive, në shitje në të gjitha pikat e Meridianit dhe Sparit

Nga sot (30 dhjetor) e deri të martën e 3 janarit, gazeta KOHA Ditore që vjen me numër special të shtypur në letër, do të jetë në shitje në të gjitha pikat e supermarketeve “Meridian” dhe “Spar”.

Në 96 faqet e saj lexuesit mund të lexojnë analiza, opinione e shkrime të ndryshme për politikën vendore e ndërkombëtare, arsimin, shëndetësinë, sportin, kulturën e drejtësinë.

Po ashtu, janë botuar edhe karikaturat e fotografitë më të mira të 2022-tës, si dhe albume nga bota e egër e Kosovës; enigmatikë e receta festive.

Personazhet e vitit, por edhe kolumnet prej opinionistëve të rregullt e edhe atyre ndërkombëtarë, janë pjesë e gazetës.