Arbëri

KOHA Ditore e së dielës i kushtohet betejës së humbur kundër korrupsionit

“Beteja e humbur kundër korrupsionit” është tema kryesore e kësaj të diele në KOHA DITORE. Aty shtjellohet se sa u punua sivjet në luftimin e korrupsionit dhe a mund të konsiderohet situata me pandeminë COVID-19 si arsyetim që u bë pak në këtë drejtim.

Lexoni edhe për zvarritjen e gjykimeve, heshtjen e skandaleve dhe se sa aktakuza për korrupsion të profilit të lartë u ngritën, e sa të tjera përfunduan me aktgjykime dënuese gjatë dy vjetëve të fundit.

Në rubrikën e intervistës, Ehat Miftaraj i Institutit të Kosovës për Drejtësi tregon se pse mund të konsiderohet i humbur viti 2020 në këtë luftë dhe çfarë regresi shënoi sistemi i drejtësisë sivjet.

Rubrika “Reportazh’’ sjell rrëfimin nga Krizhevaku dhe sekretin e errët që fsheh ai.

Rubrika e botës e vë në qendër Evropën Lindore dhe mënyrën se si po i humb emigrantët e saj.

Ilustruesja Donjeta Sadiku vjen në faqet e kulturës me rrëfimin e saj mbi ilustrimin e përditshmërisë, të zakonshmes dhe politikës, për fuqinë e artit dhe zanafillën e romanit të saj grafik.

“Monumenti” sjell rrëfimin për Xhamail Halitin, berberin nga Lipjani që bashkë me të birin punojnë në këtë zanat dhe për traditën që, sipas tyre, nuk çmohet.

Për këmbëshpejtin Almir Ajzeraj mund të lexoni në rubrikën e sportit. Në sport lexoni edhe për portierin Steven Hoffman, që gjeti qetësinë te Llapi pas një faze depresioni.

Këto e materiale të shumta nga shëndetësia, filmi e muzika mund t’i lexoni të dielën në KOHA DITORE.