Arbëri

Klina planifikon themelimin e kompanisë së pavarur të pastrimit

Komuna e Klinës e pakënaqur me shërbimet e KRM ”Ambienti” të Pejës po e shqyrton mundësinë e themelimit të një kompanie të pavarur komunale për menaxhim mbeturinash, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kështu si është duke funksionuar nuk jemi të kënaqur. Kompanitë rajonale kanë mbetur nga koha e UNMIK-ut, kur kanë funksionuar edhe niveli rajonal si shkallë midis nivelit qendror dhe lokal. Mirëpo Kushtetuta e Kosovës nuk njeh një nivel tjetër përveç nivelit komunal dhe atij qendror. Prandaj na duhet të bëjmë diçka më ndryshe”, thotë Ibër Elezaj, drejtori i Shërbimeve Publike edhe Emergjente në Klinë.

Kjo diçka ndryshe është interesimi i Komunës për themelimin e një kompanie komunale për menaxhimin e mbeturinave në Klinë, e cila do t’ishte me të gjitha aksionet në pronësi komunale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)