Me propozimin e kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, sot Kuvendi i Komunës së Klinës ka miratuar propozimin e kryetarit për futjen në rend dite të deklaratës kundër ndaljes së tejzgjatur të ish-komandantit të UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj nga Franca, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Haradinaj është ndalur në Francë në bazë të një fletë arresti të lëshuar nga shteti serb.