Arbëri

KFOR-i vendos barrikada të reja afër Manastirit të Deçanit

Në rrugën që kalon pranë Manastirit të Deçanit, KFOR-i ka vendosur barrikada të reja nga të dy anët e rrugës. Barrikadat e reja nga druri dhe me lule janë vendosur në vend të barrikadave të vjetra që kanë qenë nga betoni.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka deklaruar se kanë qenë të njoftuar nga organet e KFOR-it për zëvendësimin e barrikadave dhe kjo është bërë “për zbutjen e pamjes”.

“Ne kemi kërkuar që t’i heqim barrikadat sepse qytetarëve të Deçanit dhe qytetarëve tjerë që vijnë në Deçan, ua kujton një gjendje lufte, një gjendje që s’është e mirë për me e pa”, ka thënë Ramosaj për KOHËN.

Ai thotë se ato barrikada nuk janë të nevojshme aty e as nuk ka nevojë Manastiri të ruhet nga asnjë institucion i sigurisë sepse “janë vetë qytetarët e Deçanit që e kanë ruajt dhe kanë me ruajt në vazhdimësi”.

Qytetarët që kalonin atypari me vetura, konsideronin se nuk është dashur të vendosen fare, por të lirohet qarkullimi i ri i trafikut në atë rrugë. Sipas tyre, Manastiri është pronë e gjithë popullit të Kosovës, dhe jo vetëm e serbëve.

Image

Image