Arbëri

KFOR-i përfundon trajnimet mbi Urën e Ibrit

Karabinierët në Urën e Ibrit

(E përditësuar 14:15) - Forcat e shtuara të KFOR-it kanë përfunduar trajnimet mbi Urën e Ibrit për ditën e mërkurë. Mbi urë po qëndrojnë vetëm karabinierët.

Që nga 31 gushti, ka pasur vazhdimisht prani të shtuar të KFOR-it mbi Iber si "pjesë e një trajnimi periodik". 

KFOR-i ka rritur alarmin pas planeve të Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës tash e disa muaj. 


Edhe sot forca të shtuara të KFOR-it mbi Urën e Ibrit

Edhe mëngjesin e së mërkurës janë parë forca të shtuara të KFOR-it italian mbi Urën e Ibrit, pjesëtarë të njësitit për shpërbërjen e demonstratave.

Sipas “Tanjug”, prania e shtuar e KFOR-it ka të bëjë me ushtrimet e rregullta që pritet të zgjasin deri në mesditë.

KFOR-i ka rritur alarmin pas planeve të Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës tash e disa muaj. Që nga 31 gushti, ka pasur vazhdimisht prani të shtuar të KFOR-it mbi Iber si "pjesë e një trajnimi". 

Ndërkombëtarët kanë bërë të ditur se nuk e mbështesin një gjë të tillë. 

Ura e Ibrit, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, edhe pse në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është rënë dakord që të hapet edhe për qarkullimin e automjeteve – por nuk u zbatua.

Forcat e KFOR-it, përkatësisht karabinierët italianë qëndrojnë në vazhdimësi mbi urë.

VIDEO: