Kryeshefi i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Sokol Xhafa, ka thënë se këtë vit nuk do të ketë ngritje të tarifave të ujit.
Në emisionin “Sot” të KTV-së të premten, Xhafa ka sqaruar se tarifat janë caktuar së fundmi për tri vite nga Autoriteti Rregullator i Ujit, mirëpo e ka lënë të hapur mundësinë për ngritje në vitet e ardhshme për shkak të ngritje globale të çmimeve.
“Çmimet i përcakton Autoriteti Rregullator për Ujëra, çmimet aktuaklisht janë të aprovuara për tri vite dhe kanë filluar këtë vit. Nuk do të ketë këtë vit ngritje të tarifave. Ne shpresojmë shumë që Autoriteti rregullator të trajtojë pjesën e shqyrtimit të tarifave sepse kemi problem me çmimet globale, janë ngritur të gjitha çmimet e elementeve kimike që trajtojnë ujin, energjia elektrike, pjesa e karburanteve. Të gjitha këto derivojnë në një ngritje të çmimet. I vetmi problem që janë ngritur çmimet e të gjitha elementeve me të cilat e bëjmë ujin cilësor dhe të pijshëm”, ka thënë Xhafa.
VIDEO: