6 raste të HIVAIDS-it janë paraqitur në Kosovë në vitin e fundit në institucionet shëndetësore, përderisa dy prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.
Këto të dhëna u bënë të ditura gjatë konferencës “Komunitetet bëjnë ndryshimin”, me ç‘rast edhe u shënua Dita Botërore kundër kësaj sëmundjeje.
Aty u tha se Kosova konsiderohet si ndër vendet me shkallën më të ulët të HIV/AIDS.
Për 10 vjetët e fundit në Kosovë, në parandalimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje janë investuar 15 milionë dollarë nga Fondi Global.
Përndryshe, që nga viti 1986 në Kosovë janë raportuar 128 raste me HIV-AIDS, derisa 51 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.
HIV është emri i virusit që shkakton dëmtimin e aftësisë mbrojtëse të organizmit dhe që me kohë, shkakton shkatërrimin e sistemit mbrojtës të njeriut, përkatësisht sistemit imunitar, duke shkaktuar shfaqjen e një gjendjeje të rëndë të dëmtimit të shëndetit që quhet AIDS.