Zgjedhjet komunale që do të mbahen më 22 tetor do ta zgjedhin kryetarin dhe asambletë komunale.
Pothuajse të gjitha partitë politike kanë kandiduar kandidatët e tyre për kryetarë ndërsa priten gara interesante në të gjitha komunat e Kosovës.
Garë më e nxehtë pritet që të jetë në kryeqytet ku kryetari aktual Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje do të ketë përballë Arban Abrashin nga LDK-ja, ministër i deritashëm i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Lirak Çelajn nga PDK, Arbër Vllahiun nga AAK, Shyqeri Bytyqin nga Nisma si dhe Rifat Deri nga Alternativa.
Nxehtë do të jetë edhe në Prizren ku PDK garon me Shaqir Toajn, LDK me Hatim Baxhakun, Vetëvendosje me Mytaher Haskukën dhe Nisma me Zafir Berishën.
Njëjtë do të jetë edhe në Gjilan ku kryetari aktual, Lufti Haziri kundërkandidatë i ka Zenun Pajazitin e PDK-së, nënkryetarin e tij Rexhep Kadriun nga AAK dhe Sami Kurteshin e VV-së.
Në Ferizaj, Muharrem Sfarqa ka përballë Agim Aliun e PDK-së, Faton Topallin e VV-së dhe Xhavit Zariqin nga AAK-ja, Amir Rexhepi AKR dhe Besnik Berisha Nisma.
Në Mitrovicë, Agim Bahtiri që kërkon edhe një mandat do të përballet me Valdete Idrizin nga PDK, Fehmi Feratin VV, Safet Kamberi LDK, e Qazim Shala nga Nisma.
Edhe Mimoza Kusari Lila do ta ketë vështirë në Gjakovë. Pos saj, në garë për të parën e këtij qyteti janë Ardian Gjini nga AAK, Hajdar Beqa nga PDK, Driton Çaushi VV, Bekim Ermeni LDK dhe Njazi Hoxha Nisma.
Në Pejë, Gazemnd Muhaxherit të LDK-së i vihen përballë Sabiha Shala nga PDK, Bashkim Nurboja, nga Vetëvendosje, Fatmir Gashi nga AAK dhe Sali Kelmendi nga Nisma.
Më poshtë janë shumica e emrave që do të kandidojnë për kryetarë të komunave të Kosovës.
Klinë:
Sokol Bashota PDK
Besim Hoti LDK
Ibër Elezaj VV
Nezir Gashi Nisma
Rahovec:
Idriz Vehapi PDK
Ibrahim Kryeziu LDK
Smajl Latifi AAK
Visar Korenica-VV
Drenas:
Ramiz Lladrovci - PDK
Isa Xhemajlaj - Nisma
Shemsi Elezi - Vetëvendosje
Xhavit Drenori – i pavarur
Lipjan:
Ismet Hajrullahu - PDK
Imri Ahmeti - LDK
Heset Sahiti - Nisma
Selatin Retkoceri - VV
Suharekë:
Sali Asllanaj LDK
Blerim Xhemajli PDK
Bali Muharremaj AAK
Sali Zyba Vetëvendosje
Kadri Balaj Nisma
Obiliq:
Xhafer Gashi AAK
Mehmet Krasniqi LDK
Nysret Kelmendi PDK
Mexhit Krasniqi Nisma
Aziz Bici Vetëvendosje
Fushë Kosovë:
Burim Berisha LDK
Adem Zogiani PDK
Avni Zogiani VV
Podujevë:
Agim Veliu LDK
Hajredin Hyseni PDK
Fatmir Humolli AAK
Ajet Potera Vetëvendosje
Xhemajl Hasani Nisma
Kamenicë:
Emin Krasniqi PDK
Shaip Surdulli LDK
Albert Sermaxhaj Nisma
Fatmir Matoshi AKR
Kaçanik:
Besim Ilazi PDK
Basri Kodra VV
Agim Çaka Nisma
Shkelqim Jakupi LDK
Shtime:
Naim Ismajli PDK
Ruzhdi Jashari Vetëvendosje
Selim Shabani LDK
Istog:
Haki Rugova LDK
Beqir Sadikaj PDK
Agron Avdiaj Vetëvendosje
Viti:
Sokol Haliti LDK
Sali Salihu Vetëvendosje
Besim Halimi PDK
Vushtrri:
Ferit Idrizi PDK
Xhafer Tahiri LDK
Besim Muzaqi Vetëvendosje
Nasuf Aliu AKR
Avdullah Vojvoda Nisma
Malishevë:
Ragip Begaj Nisma
Mursel Gashi PDK
Adem Berisha Vetëvendosje
Sami Kafexholli LDK
Deçan:
Bashkim Ramosaj AAK
Blerand Kadrijaj PDK
Zekë Sinanaj VV
Mal Lokaj LDK
Shkodran Imeraj Nisma
Skënderaj:
Bekim Jashari i pavarur
Isa Fejzullahu LDK
Musa Dervishaj AKR
Junik:
Agron Kuqi AAK
Tahir Isufaj LDK
Fatos Shala PDK