Ramush Haradinaj prin me vota te koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët, me 37752 vota, kur janë procesuar 90.41 për qind të vendvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN).
I dyti në listë është Fatmir Limaj me 22 mijë e 207 vota, ndërsa i treti Daut Haradinaj me 21 mijë e 796.
Time Kadrijaj është e katërta me 12 mijë e 976 vota, ndërsa Bekë Berisha i pesti me 12 mijë e 972. Arbëreshë Krasniqi ka 10 mijë e 824 vota, Lahi Brahimaj 10611 vota, ndërsa Veseli Krasniqi 10 mijë e 407.
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini i ka marrë 9757 vota, ndërsa Xhevahire Izmaku 9439. Gani Bajraktari i ka marrë 8970 vota, Arbër Tolaj 8520, Albana Bytyqi 8398, Endrit Shala 8229 dhe Besnik Tahiri 8006.
Sipas rezultateve nga QKN-ja pas procesimit të 90.41 për qind të vendvotimeve, koalicioni ka 7.52 për qind të votave.
Rezultatet nga QKN-ja mund t'i shihni këtu.

