Arbëri

Këshilli i Mediave: Përpjekjet e autoriteteve për kontroll mbi mediat janë të papranueshme

Mediat

Foto: Alban Bujari

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka bërë thirrje që mediat dhe gazetarët të mos pengohen gjatë punës së tyre. 

Këshilli ka shprehur shqetësimin për përkeqësimin e lirisë së medias në Kosovë, “gjegjësisht regresin që ka shënuar Kosova në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij, duke rënë për 19 vende - nga pozita 56 në 75”.

“Sulmet politike ndaj mediave dhe gazetarëve, si dhe fushatat linçuese ndaj tyre janë kërcënim serioz për një gazetari të pavarur dhe profesionale, si dhe për integritetin dhe jetën e gazetarëve”, thuhet në reagimin e KMSHK-së. 

Këshilli i Mediave të Shkruara ka thënë se përpjekjet e autoriteteve për kontroll mbi mediat dhe cenim të fjalës së lirë janë të dëmshme dhe të papranueshme.