KESCO u ka bërë thirrje konsumatorëve që furnizohen me energji elektrike nga KESCO të lidhin ose rinovojnë kontratën e furnizimit me kompaninë.
Kompania për Furnizim me Energji Elektrike u ka apeluar qytetarëve që të paraqiten pranë zyrave të saj, te Kujdesi për Konsumatorë dhe ta kryejnë këtë proces.
Ndërsa, në rast se këtë procedurë nuk e kryejnë brenda dy javësh prej kur janë informuar, konsumatorët mund të shkyçen nga rrjeti elektrik.
“Rregullimi i marrëdhënieve kontraktuale me furnizuesin është proces i thjeshtë dhe i lehtë për konsumatorët. KESCO ka filluar takimet dhe vizitat me konsumatorët shtëpiakë dhe ata biznesorë për t'i përditësuar të dhënat e tyre e njëkohësisht edhe duke i informuar mbi procedurat”, ka njoftuar KESCO.