Arbëri

Kërkohet vendosja e flamurit shtetëror te rrethi në Prishtinë

Po kërkohet vendosja e flamurit shtetëror te rrethi kryesor në Prishtinës.

Një faqe në Facebook e krijuar nga katër persona po bën thirrje që kjo të ndodh në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Aty aktualisht është flamuri kombëtar, i cili ishte vendosur nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që kjo parti ka marrë në udhëheqje Komunën e Prishtinës.

Për një kohë, artisti Driton Selmani si pjesë e projektit të tij artistik e hoqi flamurin kombëtar për ta vendosur atë të “Offside-it” të lojës së futbollit. Lexo më shumë