Arbëri

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarve për sulmin ndaj kryetarit të Pejës

Gazmend Muhaxheri

Është kërkuar 30 ditë paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri. Në Pejë po mbahet seanca për caktimin e masës ndaj të dyshuarve. 

Muhaxheri u sulmua të shtunën në mëngjes në Pejë. 

Prokurorja e rastit Arlinda Nallbani Gacaferri ka thënë për KOHËN se është bërë kërkesa për caktimin e një muaji paraburgim ndaj të dyshuarve. 

Ajo ka thënë se si bazë është përmendur ndikimi te dëshmitarët, mundësia e përsëritjes së rastit dhe rreziku i arratisjes. 

U vazhdohet edhe për 48 orë masa e ndalimit të dyshuarve për sulm ndaj kryetarit të Pejës

5 muaj më parë / 27 tet 2024 14:23 Nga: Rrezon Gashi
Paraburgim

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që t’ua vazhdojë masën e ndalimit edhe për 48 orë, dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri. 

Muhaxheri u sulmua nga dy persona të shtunën në mëngjes.

Dukagjin Kerveshi, avokat i kryetarit të Pejës, deklaroi të shtunën për “Betimi për Drejtësi” se motivet që besohet se kanë çuar deri te sulmi ndaj Gazmend Muhaxherit  është një projekt i Komunës për furnizim me ujë për tri fshatrat Stankaj, Bogë dhe Shkrel.

Avokati Kerveshi ka thënë se sulmuesit kanë sulmuar Muhaxherin pasi nuk pajtohen me një projekt të tillë të Komunës së Pejës.

Prokuroria ka kërkuar një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve, por gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur ta vazhdojë masën e ndalimit për 48 orë.