Arbëri

Kërkohet drejtësi për gratë, qindra marshues në Prishtinë

Ka nisur marshi në kërkim të drejtësisë për vrasjen e grave në Kosovë.

Me sloganin “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” ka nisur marshi, ndërsa qindra njerëz kanë marshuar edhe me slogane të tjera.

Marshi është thirrur pasi vendi u trondit nga vrasja e Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Ajo u vra më 29 nëntor në veturë ku gjendeshin edhe fëmijët e bashkëshorti. Ngjarja nisi si grabitje, por më pas u pohua nga vetë Murseli se e kishte porositur vrasjen e gruas.

Tre persona gjenden në paraburgim për vrasjen e Liridona Ademajt.