Arbëri

Kërkohen qartësime rreth Kodit të veshjes së nxënësve në Prizren

Rregullorja për funksionimin e institucioneve edukative – arsimore të Komunës së Prizrenit të hënën është prezantuar para publikut me arsyetimin se ka për qëllim të përcaktojë të drejtat dhe detyrimet e komunitetit shkollor, përfshirë rendin shtëpiak dhe Kodin e mirësjelljes. Drejtuesit e shkollave kanë kërkuar saktësimin e normave të përcaktuara të veshjes për nxënësit.

Komuna e Prizrenit përmes Rregullores për funksionimin e institucioneve edukative - arsimore po synon që të krijojë një mjedis më të avancuar të punës me nxënësit në përputhje me Kornizën Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar.

Përmbajtja e propozim-rregullores është shqyrtuar në diskutimin publik me qytetarët, ku drejtuesit e shkollave kanë paraqitur vërejtjet e tyre.

Luljeta Veselaj-Gutaj, drejtoreshë e Arsimit, ka theksuar se propozim-rregullorja do të plotësohet me rekomandimet e komunitetit shkollor, por edhe të hisedarëve të tjerë, me qëllim të krijimit të shkollave të hapura.

konkret janë hedhur deri më tani dhe e kemi një dokument. Por, pa diskutim puna jonë do të vazhdojë deri në eliminimin e plotë të barrierave, të cilat na dalin në institucionet arsimore të komunës sonë”, ka theksuar Veselaj Gutaj.

Drejtuesit e shkollave kërkuan saktësimin e normave të përcaktuara të veshjes e shpjegime nëse bashkëpunëtorët profesionalë do të lejohen edhe për shkollat me numër të vogël të nxënësve.

të precizohet ose të shkruhet sipas udhëzimit, ose të përcaktohet nga shkolla, sepse ne e dimë që disa shkolla kanë pasur edhe telashe me nxënësit, të cilët kanë pasur mbulesa. Pra, duhet të precizohet”, ka theksuar Hamëz Destani, përfaqësues i shkollë “Sinan Thaqi”.

Ndërkohë që Maxhun Krasniqi nga shkolla “Hysen Rexhepi”, ka deklaruar se bërja e obligueshme e uniformës në shkolla fillore paraqet implikime tjera në procesin mësimor.

“Ndërsa në shkollat që kemi numër të vogël të nxënësve a do të lejohet që së paku 2 ose 3 shkolla t’i mbulojë një psikolog, një pedagog apo një sociolog”, ka theksuar Ismet Budari, nga shkolla “Nazim Budari”.

Ky propozim-akt do të jetë në konsultim publik deri më datën 20 shkurt 2023 dhe, sipas drejtuesve komunalë të arsimit, të gjitha rekomandimet do të shqyrtohen në përputhje me legjislacionin dhe praktikat e mira.