Muzeu i hapur arkeologjik në Komunën e Prizrenit, tash e një kohë ka mbetur pa person përgjegjës për mirëmbajtjen e tij.
Për ta zgjidhur këtë problematikë, Komuna e Prizrenit, përmes një tenderi, ka shpallur konkurs për një mirëmbajtës të parkut, raporton KTV.
Por, kjo nuk është e vetmja pozitë që është kërkuar sipas tenderit të Komunës, të datës 24 qershor.
Bashkë me të, Komuna ka kërkuar edhe një fotograf profesionist, i cili do të kryejë shërbime të parapara me kontratë.
Ky veprim i komunës po quhet pamaturi nga shoqëria civile.
Edhe opozita në Prizren po e kundërshton këtë kërkesë të Komunës.
Ky muze është nën përkujdesje të komunës, derisa në hapësirën e tij, në këto dritare të improvizuara, prezantohen artefakte të ndryshme.