Drejtoresha e Urbanizmit në Komunën e Skenderajt, Sanije Ahmeti, është e akuzuar për dy vepra penale, “keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “mashtrim në detyrë”.
Për këtë, asaj i është dashur të përballet me drejtësinë, për çka është deklaruar e pafajshme para Gjykatës Themelore në Mitrovicë, raporton KTV.
Ajo dyshohet për vepra të kryera më herët, por sipas partive opozitare në Skenderaj, keqpërdorimet në këtë drejtori kanë vazhduar edhe gjatë viteve të fundit.
Vetëvendosje thotë se asfaltim i rrugëve, funksionalizim i kanalizimeve, vendosja e ashensorëve në QKMF , janë vetëm disa nga projektet kapitale që kjo drejtori i ka deklaruar të realizuara në vitin 2017, por që nuk janë përfunduar.
Kështu, sipas Vetëvendosjes në këtë komunë, nga këto veprime dëmi që i është shkaktuar buxhetit shkon në më shumë se 320 mijë euro.
Mehani thotë se Ahmeti, në vitin 2018, kishte pranuar të ridestinohen mjetet e projekteve që i kishte deklaruar si të përfunduara.
E, për akuzuat ndaj Ahmetit, nuk po pajtohen në komunën e Skenderajt.
Ata i kanë thënë KTV-së se nuk kanë asnjë informacion se Ahmeti e ka shkelur ligjin.
Sanije Ahmeti, ndonëse nuk ka pranuar të flasë për KTV-në, edhe më tutje vazhdon ta ushtrojë detyrën e saj në Komunën e Skenderajt.