Ekipet e KEDS-it kanë dalë në fshatin Vitomiricë të Pejës, për t’i inspektuar shtyllat elektrike, që janë rrëzuar nga erërat e forta javën e kaluar.
Lulzim Krasniqi nga KEDS-i i tha KOHËS se shtyllat e rrëzuara janë të vjetra dhe pa tension, ndërsa do të ndërrohen “së shpejti”.

“Shtyllat elektrike në Vitomiricë të Pejës janë rrëzuar e dëmtuar si rezultat i erërave të forta që kapluan rajonin e Pejës ditë më parë. Ekipet e terrenit të KEDS-it aktualisht ndodhen në Vitomiricë dhe po i zëvendësojnë shtyllat e vjetra me ato të reja. Rrjedhimisht, shtyllat e rrëzuara janë të vjetra dhe pa tension. Së shpejti do të largohen nga aty”, deklaroi Krasniqi.
Erërat që kapluan rajonin e Dukagjinit, kanë lënë pa energji elektrike edhe Istogu. Nga Komuna i kanë thënë KOHËS se ekipet e KEDS-it kanë intervenuar.
Nga Komuna i kanë thënë KOHËS se ekipet e KEDS-it kanë intervenuar.
