Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Ngadhnjim Kastrati, ka akuzuar kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Armend Muja se ia ka pamundësuar të raportojë sot para komisionit.
Ai ka thënë se vetë Muja është një ndër borxhlinjtë e RTK-së.
“Armend Muja është në mesin e atyre që ka pas kontratë me shërbimet e RTK-së dhe e din shumë mirë se si angazhohet një person me kontratë të tillë. Armend Muja e din si janë krijuar borxhet e RTK-së nder vite, po ashtu e din se kush i ka borxh RTK-së, sepse Armendi është një nga borxhlinjtë e RTK-së”, ka thënë ai.
Sot në mbledhje të Komisionit Muja ka thënë se ka ardhur kërkesë nga RTK-ja që bordi t’i raportojë Kuvendit dhe jo drejtori.
Sipas tij, gjithashtu është kritikuar nga organizata ndërkombëtare prezenca e drejtorit në një format të tillë raportimi pasi sipas tyre jep perceptim sikur ky Komision dëshiron të intervenojë në RTK.