Arbëri

Kajtazi: Më 2012 takova spiunin e Serbisë me pseudonimin Sinani e që vinte nga Kryeministria

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se në vitin 2012 e kishte takuar një spiun serb, që para luftës “ishte njohur nën pseudonimin ‘Sinani’”, ka deklaruar ai.

Sipas Kajtazit, ky serb vinte nga zyra e kryeministrit të Kosovës.

“Në vitin 93 e kam parë dosjen e njërit, shumëçka por njërit, pseudonimin ‘Sinani’...Fotografinë e kishte të vitit 81, un e shihja foton në 1993-n. Dhe rrodhën  ngjarjet, në 2012-n isha i ftuar në një seminar që e organizonte Qeveria e Kosovës në Gjilan. Ulur e shihja dikeë te paneli që po e njoh. I jap rast të përshëndetemi, ai s’më njihte, por unë e njihja. Kur e përmendi emrin doli se ishte ky tipi ‘Sinani’ që vinte nga Zyra e kryeministrit të Kosovës”, ka shtuar Kajtazi.


Përplasje e madhe mes Demakut e Gjinovcit

Një përplasje e ashpër ka ngjarë të enjten në emisionin “Konfront” në KTV mes paneslitëve Dafina Demaku dhe Rron Gjinovci.

Ata kanë akuzuar njëri-tjetrin se me narrativin e tyre “punojnë për Serbinë”.

Përplasja shkoi deri aty sa u përfshinë edhe familjarët dhe zgjati për disa minuta.

Për më shumë ndiqeni videon


Kajtazi: Spiunë ka në të gjitha partitë, por ata elitarë e ndjekin pushtetin

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se spiunë të BIA-s serbe ka në të gjitha partitë politike, mirëpo ata elitarët e përcjellin pushtetin. 

Të enjten në “Konfront” të KTV-së, Kajtazi ka thënë se fillimisht ata kanë hyrë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, më pas kanë kaluar në Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa tani qëndrojnë në te partia në pushtet. 

“Gjatë viteve 80’ta UDBA pjesën më të madhe të agjenturës së tyre e ka infiltruar te organizatat ilegale në Perëndim te imigracioni politik shqiptar. Kur është formuar LDK-ja, kanë hyrë në LDK, pas një kohe qarjen në LDK ajo strukturë e ka bërë në vitin 96-të. P.sh., narrativa që ata krijonin ishin ‘Rugova është burrë i mirë, por spiuni i Gjakovës nuk po e dëgjon, për Fehmi Aganin, për Sabri Hamitin ndërtonin narrativë të keqe, për Xhavit Ahmetin e ndjerë, pastaj ndodhi ndarja e madhe, u bartën te LBD-ja. Më pas kanë kaluar në PDK, Aleancë, tani janë te partia në pushtet. Ky është rregulli. Natyrisht se ka edhe në partitë tjera, mirëpo ajo elita kualitative e përcjell pushtetin”, ka thënë ai. 


Spahiu: Është e sigurt që Serbia ka bashkëpunëtorë në institucionet tona dhe nuk janë pak

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka deklaruar se është i sigurt që brenda institucioneve të Kosovës ka zyrtarë që bashkëpunojnë me shërbimi inteligjente serbe.

Ai ka deklaruar të enjten në “Konfront” të KTV-së se BIA serbe angazhon njerëz edhe jashtë Serbisë që të ndikojë në vendet fqinje.

“S’e di kush mund të jetë që në ingranazhe të shtetit të Kosovës të punojnë për BIA-n, por aty jam i sigurt se Serbia s’do të ishte Serbi nëse s’do të kishte njerëz të shërbimit inteligjent në Kosovë, Maqedoni, Bosnjë e në Shqipëri ku pretendon të ketë ndikim politik e kulturor”, ka thënë Spahiu.

Sipas tij, nëse nuk del asgjë nga arrestimi i dy personave nën dyshimin për spiunazh në Kosovë, do të ishte “plus i madh për Serbinë e minus i madh për Kosovën”.


Kajtazi "demanton" avokatin për provat: Cila është arsyeja e bisedës me zyrtarin e BIA-s

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, ka reaguar ndaj deklaratës së Besnik Berishës, avokatit të B.Sh., i dyshuar për spiunazh te BIA serbe.

Berisha ka thënë se nuk ka prova të mjaftueshme se i dyshuari e ka kryer këtë vepër penale dhe se prokuroria ka dështuar ta kryejë punën e saj. 

Kajtazi të enjten në “Konfront” të KTV-së ka thënë se çfarëdo që të jetë arsyeja e bisedës me zyrtarë të BIA-s, shërbimi ndaj tyre është gjëja më e ndyrë që mund ta bëjë dikush. 

“Cila është arsyeja e një shqiptari të flasë me një oficer të shërbimit të inteligjencës serbe? Le të na thotë dikush. Cila është arsyeja që një shqiptar i Kosovës të flasë me shtetin serb? Nuk ka kurrfarë arsye. Edhe në Bruksel, shqiptari i Kosovës, kryeministër, këshilltar, nëse shkon në takim, nuk guxon t’ia japë dorën zyrtarëve të shtetit serb. Dora e shtetit serb është dora më e ndyrë. Unë kam botuar një libër, ka 12 programe që serbët i kanë bërë për shfarosjen e shqiptarëve. Janë kombi kampion në botë që ka programe për ta shfarosur dikë dhe ne t’i shërbejnë atyre është gjëja më e ndyrë që mund ta bëjë dikush”, ka thënë ai.