Arbëri

“Ka shumë privilegje në burgjet e Kosovës”

Kosova mund të ketë burgje që e bëjnë atë konkurrente në shumë vende të Evropës, por menaxhimi i tyre mbetet tejet i keq.

Kjo sipas gazetarit Vehbi Kajtazi vjen si rrjedhojë e përfshirjes së fuqisë politike e asaj sic thotë ai të krimit brenda shërbimit korrektues.

"Ka privilegje shumë të mëdha në burgjet e Kosovës, të dobëtit i bëjnë krejtësisht të pafuqishëm për të marrë kujdesin elementar për mjekim. Këtu kemi të bëjmë me fuqi politike, me fuqi edhe të krimit, me lidhje që kanë me njerëz të pushtetit", ka thënë ai.

"Në shumë raste është dëshmuar se ata i menaxhojnë burgjet në bashkëpunim me shërbimin korrektues të Kosovës".

Kajtazi në Rubikon të KTV-së lidhur me rastin Makolli theksoi se nuk sheh ndonjë ndërlidhje të mundshme me rastin Dehari, ndonëse sipas tij, është ende herët.

"Nuk shoh ndonjë dyshim këtu, gjithsesi sot jemi në këtë debat, konsideroj që nuk janë kryer të gjitha analizat, vetëm një analizë që ka dalë sot përjashton helmimin. Derisa kemi një rezultat të tillë, nuk ka mundësi që dikush ta ketë mbytur të ndjerin", ka thënë ai.

Mirëpo, ud i drejtorit në burgjet e Kosovës, Sokol Zogaj, tha se prej kohës që ai është në krye të detyrës këto gjëra nuk kanë ndodhur.

Kajtazi i pyetur nëse pajtohet se janë përmirësuar kushtet, Kajtazi thotë se vetë Zogaj po thotë diçka të tillë.

"Po thotë që është përmirësuar", iu përgjigj Kajtazi.