Arbëri

Juristët e kontestojnë cilësimin “hakmarrje” të atentatit ndaj Vllasit

“Hakmarrje në tentativë” dhe “hakmarrje në ndihmë” është cilësuar nga prokuroria vepra penale e tre të dyshuarve për tentim-vrasjen e avokatit dhe analistit politik Azem Vllasi. Gjykata Themelore e Prishtinës, të martën, dy të dyshuarve, përkatësisht Murat Jasharit dhe Avni Lummnicës ua ka caktuar nga një muaj paraburgim, ndërsa të dyshuarit të tretë, Arsim Ibrahimit një muaj arrest shtëpiak, shkruan sot Koha Ditore .

Prokurori i rastit, Sylë Hoxha ka thënë se cilësimin e kësaj vepre e kanë bërë duke u bazuar në Kodin Penal të Kosovës, si dhe duke u bazuar në deklaratën e të dyshuarit Jashari.

Por, sipas ekspertëve të drejtësisë dhe analistëve ky cilësim nuk është i duhuri, në raport me rrethanat e rastit konkret.

Avokati Mexhid Syla, ka thënë se vrasja nga hakmarrja është një cilësim juridik që sipas tij, nuk mund të qëndrojë.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.