Arbëri

Jep dorëheqjen kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë

Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, të premten ka njoftuar dorëheqjen nga kjo pozitë për arsye shëndetësore.  

“Këtu sot mbyllet detyrimi trevjeçar, për shkak të arsyeve shëndetësore“, ka thënë Nikolla gjatë seancës së Kuvendit.

Nikolla u emërua si kryeparlamentare në shtator të vitit 2021.

58-vjeçarja më herët ka shërbyer edhe si ministre e Edukimit, Sportit dhe të Rinjve.