Në Këshillin e Lartë Gjyqësor në Shqipëri ka filluar mbledhja ku po diskutohet për kërkesën e Inspektorit të Lartë të D-së për pezullim nga detyra të gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedanit.
Enkeleda Kapedani ka paraqitur dorëheqjen nga detyra e zv. kryetares, ndërsa ka kërkuar që t’i dëgjohet zëri dhe të dalë në dritë e vërteta.
Kapedani thotë se ndonjëherë ka bërë video që i përkasin jetës së saj personale, por kurrsesi me qëllim për t’i publikuar ato në rrjete sociale, duke shtuar se shumë prej gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë ‘account’ të tyre personale në rrjete ‘Tik Tok’, ‘Instgram’ e ‘Facebook’ , raporton Top Chanel.
“Do ta nis me një ndjesë të thellë publike duke shpresuar që zëri im të dëgjohet. Kam pritur gjatë që të thërritem e të dal para jush për një çështje si ajo e vendimit që më përndjek. Kam mbyllur me rezultate të larta magjistraturën, e dyta në vend. Përballë jush keni një gjyqtare që gjithë jetën ka studiuar dhe ka dalë ekselente. Është sfidë me vete ngarkesa, respektoj afatet e gjykimeve, përmbush me përpikmëri detyrën. Ndonjëherë ka ndodhur që të kem bërë video që i përkasin jetës sime personale, por kurrsesi me qëllim për ti publikuar” është thënë në deklaratën e dorëheqjes.
Më tutje Kapedani në letrën e saj të dorëheqjes shkruan se ‘Pres prej jush gjykim të paanshëm dhe profesionalë. Dua të ngre ca pyetje: a keni rezultat mbi punën e gjyqtares Enkeledia Kapedani? Si gjykoi unë, sa zgjat vendimmarrja ime? Kujt i interesonte nga bota e krimit kjo situatë? Ato video janë tërësisht private dhe kurrsesi për tu publikuar. Shumica e gjyqtareve dhe prokurorëve kanë tik tok, facebook, instagram, pse po shigjetohem unë, kë kam prekur unë në kallo? Ato video janë tërësisht private, ju lutem zbardheni të vërtetën.
Ndërsa Inspektori i lartë të Drejtësisë, Artur Metani, është shprehur se duhet të pezullohet nga detyra Enkeleda Kapedani deri në përfundim të hetimit.