Themeluesi i Forumit për marrëdhënie ndëretnike, Dushan Janjiq, deklaroi se absolutisht nuk ka dëshmi se kancelarja Merkel e kryetari amerikan, Donald Trump, të kenë biseduar për Kosovën dhe që Perëndimi të ketë ndryshuar qëndrim ndaj dialogut të Brukseli lidhur me çështjen e Kosovës.
“Është absolutisht vetëm një çështje që supozohet se ata kanë folur për Ballkanin Perëndimor dhe për Kosovën, dhe ky supozim është regresiv ... Bëhet fjalë për përhapjen e iluzioneve dhe keqpërdorimin e publikut se Amerika po ndryshon pozicionin e saj, e cila përdoret për një fushatë të pandërprerë, në një drejtim shumë të gabuar. Është një pohim i pakundërshtueshëm se ka pasur fjalë për Kosovën. Mundësia e parë për një gjë të tillë mund të ndodhte vetëm gjatë takimit të ardhshëm në mes të Trumpit dhe Putinit”, deklaroi Janjiq për mediet serbe.
Janjiç tha se SHBA-të ka një perspektivë të ndryshme nga Serbia për çështjen e Kosovës, sepse për SHBA-të, problemi i Ballkanit Perëndimor është i lidhur ngushtë me Lindjen e Mesme dhe Sirinë, por edhe me marrëdhëniet në mes të Bashkimin Evropian dhe Rusisë, transmeton RTKLive.
“Pra, historia e Kosovës është një diferencë absolute në këto agjenda. Prandaj, në Shtetet e Bashkuara ka 50 njerëz që merren me të, jo më shumë,” tha Janjiq.
“Në Evropë, por edhe në Serbi, ka pasur një atmosferë totalitarizmi, në të cilën besohet se një burrë, kushdo që është, mund të ulet me një tjetër dhe të bëjë një marrëveshje me palën e tretë, diçka e tillë nuk ekziston: fjala vjen një president austriak Belen, i cili pa dy shfaqje konvencionale nga Thaçi dhe Vuçiç dhe menjëherë tha se ishte një moment historik, por që, në të vërtetë, midis SHBA-së dhe Gjermanisë nuk ka dallime, por vetëm pajtimi i qëndrimeve, nëse ka dallime, që është maksimumi i një kompromisi, i cili është i njohur edhe për Thaçin dhe Vuçiqin”, tha ai.
Janjiç tha se Serbia “nuk arriti të afrohej me Trump, e lëre më për të përafruar pikëpamjet e saj”.
Ai shtoi se Serbia nuk është temë, sepse për ta temat kryesore të këtyre bisedimeve janë: BE-ja dhe SHBA-ja, detyrimet e importit ndaj makinave, kriza në Ukrainë apo marrëdhëniet e mosbesimit të krijuar në marrëdhëniet midis NATO-s dhe Amerikës.
Duke folur për perspektivat e dialogut të Brukselit, Janjiç tha se pjesëmarrësit e tij “do të duhet të kthehen në punë”.
“Të gjitha tërheqjet nga dialogu e obstruksionet mbeten të shkuara. Edhe biseda për femarkim zgjati vetëm një muaj, si një fushatë e brendshme dhe pastaj Thaçi, prej saj u tërhoq duke deklaruar se kishte menduar në korrektim a demarkim të kufirit, Dhe prej gjithë kësaj nuk kishte rezultate, veçse frikë të shtuar te serbët dhe dobësim të pozicionit të Thaçit, duke zvogëluar shanset që ai t’i udhëheqë bisedimet”, deklaroi Janjiq.