Arbëri

Jakurti: Tarifat e SHBA-së ndikojnë indirekt në Kosovë përmes BE-së

Edison Jakurti

Ekonomisti Edison Jakurti ka thënë se vendosja e tarifave të reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj partnerëve të saj tregarë që do të hyjnë në fuqi pas mesnatës, do të ndikojnë në mënyrë indirekte për Kosovën.

Të mërkurën në “Interaktiv” të KTV-së, Jakurti ka thënë se efektet më të mëdha vijnë tërthorazi përmes Eurozonës dhe Bashkimit Evropian. 

Tarifat mbi importet po vendosen në bazë të atyre tarifave që këto vende i vendosin për produktet e Amerikës. Kosova mund ta eliminojë 100 për qind këtë tarifë, më pas edhe SHBA-ja e eliminon, por ne jemi ekonomi shumë e vogël që importojmë edhe nga shumë vende tjera. Ndikimi më i madh do të jetë në mënyrë indirekte, jo direkte prej këtyre tarifave që vendosen sepse në vitet e fundit ne kemi eksportuar në SHBA kryesisht dyshekë, mirëpo vednmosja e tarifave për mallrat që vijnë nga Evropa, kjo mund të ketë efekt indirekt në ekonominë e Kosovës. Efektet më të mëdha do të vijnë në mënyrë indirekte përmes Eurozonës dhe Bashkimit Evropian”, ka thënë ai. 

Derisa ka folur për paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritje të çmimit të rrymës për 15 për qind, Jakurti ka thënë se sido që të jetë ky vendim, nuk sjell zgjidhje afatgjatë. 

“Ajo që për mendimin tim është shumë brengosëse është që edhe nëse rritet çmimi i energjisë elektrike, edhe nëse nuk rritet, kjo nuk e zgjidh problemin afatgjatë që Kosova ka me mungesën e kapacitetit të mjaftueshëm të gjenerimit të energjisë elektrike. Problemi i dytë është që efekti që do ta kishte rritja e çmimeve fillon me ndodh qysh para rritjes që është proklamuar. Nuk duket se ka një plan veprimi për zgjidhjen e këtij problemi. Ende pa ndodhur rritja e vërtetë aktuale e çmimit të energjisë, fillon rritja e çmimit të produkteve tjera”, ka thënë ai.