Dëshmitari i 81-të në rastin më të madh të Gjykatës Speciale ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një prezantim tejet të shkurtër për dëshmitarin e mbrojtur, prokurorja Sarah Clanton e Zyrës së Prokurorit të Specializuar tha se dëshmitari është ish-pjesëtar i UÇK-së.
“Dëshmitari 04764 ka qenë anëtar i UÇK-së, i cili ka qenë i pranishëm në Shqipëri dhe në Kosovë gjatë vitit 1998 dhe 1999”, ka thënë Clanton.
Me kërkesë të prokurorisë, gjykata kaloi në seancë private.