Ish-luftëtarja e UÇK-së, Shqipe Krasniqi, ka thënë se si sot kurrë më të bashkuar e më të zëshme nuk e ka parë Kosovën.
Ajo ka thënë se në ditën e Pavarësisë nuk janë mbledhur vetëm për të festuar, por për të kujtuar sakrificën e popullit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa shtuar se kjo protestë është zëri i atyre që nuk jetojnë më.
“Kam parë familje të poshtëruara, nëna që qanin fshehurazi, studentë të përndjekur vetëm pse ishin shqiptarë. Kam parë gra që i përcillnin bijtë në luftë me zemra të copëtuara por me kokën lartë. Ato nuk dolën në histori me tituj, por historia nuk do të ekzistonte pa to. Heshtja është dorëzim dhe ky popull nuk di të dorëzohet. Si shumë vajza dhe gra shqiptare e mora armën dhe dola në front. Jo pse e doja luftën por sepse e doja lirinë. Shtëpitë na u dogjën e fshatrat na u zbrazën. Një gjë nuk u dogj e as nuk u shua, dhe ai është shpirti i këtij populli”, ka thënë ajo.