Arbëri

Ish-drejtoresha e Qendrës për Parashkollor në Kaçanik tash e 10 vjet ë betejë ligjore me Komunën

Dera përmes së cilës zakonisht futej në zyrën e saj, si drejtoreshë e Qendrës për Edukim dhe Arsim Parashkollor, “Agimi” në Kaçanik, është e mbyllur.

Por, është një tjetër derë e hapur dhe përmes së cilës lehtë mbërrin te zyra, e që gjithashtu është e mbyllur, por me nxitim aty vjen një person që thotë të jetë i angazhuar nga komuna të mos e lejojë të futet në objekt.

Elife Murseli, nga ky objekt dy herë është larguar dhunshëm me anë të Policisë: një herë në fund të vitit 2008 dhe një herë tjetër pak muaj më parë, raporton KTV.

Tash e dhjetë vjet, dhjetëra vendime për rastin e saj janë nxjerrë nga shkallë të ndryshme të gjykatave, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil dhe opinione nga Avokati i Popullit.

Ajo insiston se ndikimet politike, kanë pamundësuar ekzekutimin e vendimeve të plotfuqishme për kthimin e saj në punë.

ka tentuar të marrë një qëndrim lidhur me këtë temë nga drejtori i Arsimit në këtë komunë, Izair Doda, por i njëjti ka qenë në pushim vjetor.

Megjithatë, sipas zyrtarit ligjor, Ilir Lumi, komuna ka zbatuar vendimet, rrjedhimisht janë paguar pagat retroaktivisht deri në vitin 2015.

Nga shtatori i vitit 2015, ky institucion, i vetmi i tillë në këtë komunë, ka drejtor të ri.

Për periudhën nga viti 2015 e tutje, rasti nga Gjykata e Apelit është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

E bindur në të drejtën e saj, Murseli thotë se do të ndjekë deri në fund rrugët ligjore që të kthehet në institucionin ku ka punuar nga mesi i viteve ’80, e të cilin e kishte udhëhequr për një kohë të gjatë.