Arbëri

Ish-arkëtari dorëzon kallëzim penal lidhur me dyshimet për keqpërdorime në BIK

Ish-arkëtari dorëzon kallëzim penal lidhur me dyshimet për keqpërdorime në BIK

Foto: Driton Paçarada

Avokati Kastriot Feka, në cilësinë e përfaqësuesit të ish-arkëtarit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Bahri Rexha, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, siç ka thënë, lidhur me keqpërdorimet që janë kryer në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Feka ka thënë se ky hap ligjor ndërmerret në “mbrojtje të të drejtave dhe interesave të Rexhës dhe në zbardhjen e fakteve lidhur me 166 mijë eurot e zhdukura në Këshillin ë Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në Prishtinë”.

Kallëzimi penal është bërë pasi që të shtunën në emisionin  "Betimi për Drejtësi" që transmetohet në KTV, ishte treguar se si Rexha dyshohet se nga viti 2020 deri më 2022 parat e BIK-ut i ka tërhequr nga arka “cash” pa mbulesë, e përmes llogarive bankare të kenë shkuar në llogari të ndryshme, herë me përshkrim të arsyes e herë pa të.

Rexha ka mohuar t’i këtë përvetësuar këto para. Ai ka theksuar se çdo faturë e ka vulën dhe nënshkrimin e eprorit të tij, kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, Hetem Sopjani.

Kryetari i KBI-së në Prishtinë, Bahri Sejdiu, ka kërkuar nga Prokuroria që ta trajtojë çështjen me seriozitet dhe të merren të gjitha masat e nevojshme, derisa ka shtuar se Rexha po tenton ta cenojë imazhin dhe integritetin e këtij institucioni. 

Ai ka thënë se është ngritur kallëzim penal ndaj Rexhës për, siç ka thënë, veprimet e tij.