Tekstet e reja shkollore do të jenë në duar të nxënësve, që në nisje të vitit shkollor 2019-20. Të paktën, ky është zotimi që ka dhënë ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.
Por, Fadil Grajçevci, ish-anëtar i Këshillit të ekspertëve për rishikimin e teksteve shkollore kërkon anulimin e këtij procesi. Thotë se gjatë të vlerësimit të teksteve janë bërë një sërë shkeljesh, raporton KTV.
Grjaçevci ka bërë akuza në drejtim të ministrisë, se u favorizua një shtëpi botuese me 80 për qind të teksteve të rishikuara. Ka përmendur shumë dorëshkrime që nuk janë vlerësuar, në mesin e tyre, ato për klasat e dhjeta. E, për këtë proces, thotë se dëmi për gjeneratat e reja do të jetë i madh.
Por, këto vërejtje dhe akuza nuk i kanë bërë përshtypje ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ngase ka thënë se është bërë punë profesionale.
Tekstet e reja shkollore, sipas ministrit Bytyqi, do të jenë në përputhje me plan-programin e ri mësimor.