Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës që ta suspendojë komandantin e stacionit policor në Skenderaj.
IPK-ja ka thënë se togeri policor me disa zyrtarë tjerë policorë kanë kryer shkjelje të rënda disiplinore, pasi dyshohen se kanë shkuar për ngushëllime te familja e Faton Hajrizi. Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës dhe ishte vrarë në Lloznicës të Serbisë më 19 korrik. Ai një ditë para se të vritej kishte dyshohet se kishte vrarë një zyrtar policor serb në Lloznicës. Hajrizi u varros të dielën.
IPK-ja ka thënë se togeri dhe vartësit e tij dyshohen për shkelje të rënda disiplinore.
“Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një togeri policor respektivisht Komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt. Inspektorati Policor ka filluar hetim disiplinor nën dyshimin se i njëjti së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -"Sjellje e rëndë diskredituese”. IPK ka pranuar informatat e para për këtë rast nga Policia e Kosovës dhe dyshohet se togeri policor së bashku me disa zyrtarë të tjerë policorë kanë shkuar për ngushëllime te familja e një personi i cili para disa jave kishte ikur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, ku ishte duke vuajtur dënimin me burgim për disa vepra penale, (dhe së fundi i njëjti është vrarë në territorin e Republikës së Serbisë nga policia atje). Me këto veprime dyshohet se togeri policor dhe vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -"Sjellje e rëndë diskredituese” e paraparë me aktet nënligjore të Policisë së Kosovës. Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së bazuar në fushëveprimin dhe autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor”, thuhet në njoftimin e IPK-së.