Arbëri

Institucionet zotohen për rritje të sigurisë në infrastrukturën rrugore

Në një prej akseve rrugore ku më së shpeshti ndodhin aksidente në Kosovë janë përkujtuar viktimat e trafikut rrugor.

Nga Policia e Kosovës kanë kërkuar respektim të rregullave të komunikacionit.

“Në rrugë humbin jetën shumë persona, në rrugë lëndohen shumë persona dhe për këtë arsye duhet të respektojmë kufizimet e shpejtësisë që të ketë sa më pak viktima”, ka thwnw nwnkoloneli i Policisw sw Kosovws, Jeton Rexhepi.

Derisa, zëvendësministri i Infrastrukturës është zotuar që do të punojnë për siguri rrugore.

“Për neve është e rëndësishme të sigurojmë infrastrukturë rrugore në atë mënyrë që të kemi sa më pak raste të aksidenteve me fatalitet. Bashkë me Policinë e Kosovës do të bashkëpunojmë në atë mënyrë që të rritet siguria në komunikacion”, ka thwnw zwvendwsministri Hysen Durmishi.

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, shton se mungesa e hulumtimeve mbi shkaqet e aksidenteve në Kosovë ka bërë që të mos evidentohen e të eliminohen ato.

“Kosova nuk ka institucione për hulumtimin e elementeve të faktorëve të cilët shkaktojnë aksidentet kështu edhe nëse flasim për këta shkaktarë mund të bazohemi në statistikat evropiane që me 85% është faktori njeri, rrugë, automjet, incident dhe njohuritë mbi komunikacionin”.

Aktivitetet në nder të Ditës botërore të viktimave të trafikut rrugor do të vazhdojnë edhe të premten e të dielën.