Me të hyrë në fuqi vendimi i ri i Qeverisë për kufizim të lëvizjes së lirë të qytetareve, inspektorati sanitar i AUV-it si dhe ai komunal kanë filluar të shpërndajnë gjoba për ata që nuk janë duke e respektuar këtë vendim.
Për qytetarët, dënimi është 500 euro, për pronarë të gastronomisë apo personat juridikë 1000 euro, përderisa restorantet që organizojnë ahengje, rasti shkon në gjykatë.
Në Komunën e Prishtinës janë 8 inspektorë të cilët do të jenë në terren nga ora 21:00 deri në orët e vona të natës.
Përderisa Qeveria këtë të hënë ka angazhuar edhe 20 inspektorë sanitarë në nivel vendi për këtë gjë.