Infermierët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë protestuar të premten për ngritjen e pagave të tyre. Shumica e infermierëve të QKUK-së kanë mbajtur protestë për gjysmë ore në oborrin e QKUK-së, duke shprehur pakënaqësitë e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas tyre, kërkesa e tyre është që nga paga bazë që kanë tani - 360 euro, me koeficientin 2.4 të bëhet 573 euro.
Fillimisht infermierët janë mbledhur brenda Klinikes së Kirurgjisë, pastaj të gjithë janë zhvendosur në oborrin e QKUK-së.
Arta Sejdiu, kryeinfermiere në Klinikën e Pulmologjisë, ka thënë se kjo protestë është mbajtur për t’i shprehur kënaqësitë e tyre me koeficientin e pagës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)