Arbëri

Infermierët e angazhuar për pandemi kërkojnë vazhdim të kontratave

Dhjetëra infermierë që shërbyen gjatë pandemisë, po kërkojnë vazhdimin e kontratave.

Ata u mblodhën të hënën para objektit të Qeverisë, me kërkesën që kontratat t’iu vazhdohen. Ata thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje deri më tash.

“Bac nuk u kry, mbetëm pa punë”, është një nga thirrjet e protestuesve.

Kjo nuk është protesta e parë e tyre. Ministria e Shëndetësisë pati njoftuar se kontratat nuk ishin shkëputur, por kishin përfunduar e se nuk do të vazhdoheshin më.