Arbëri

IKSHPK: Uji nga KRU-të “Prishtina” dhe “Mitrovica” mund të përdoret për pije

Varage

Në fundin e nëntorit tri shpërthime brenda 72 orëve ngritën alarmin në veri. Më i madhi ishte ai i mbrëmjes së 29 nëntorit, ku një shpërthim masiv dëmtoi rëndë kanalin strategjik të Ibër-Lepencit në Zubin-Potok. Ky kanal, i cili siguron ujë të pijshëm për disa qytete, ujë për ujitje dhe ftohjen e kazanëve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) e në Ferronikël, u sulmua me rreth 20 kilogramë eksplozivë. Autoritetet e Kosovës e konsideruan këtë akt si sulmin më të rëndë ndaj infrastrukturës kritike që nga paslufta

Foto: Driton Paçarada

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga e hëna uji në zonën e shërbimit të KRU “Prishtina” dhe KRU “Mitrovica” mund të përdoret për pije. 

Në njoftimin e lëshuar nga IKSHPK-ja thuhet se që nga 29 nëntori kur ka ndodhur sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit, është forcuar monitorimi i ujit për pije në impiantet e trajtimit në Shipol, Balincë, Drenas dhe Shkabaj, ku deri para dy ditësh janë aplikuar restrikcionet në rrjetet shpërndarëse të këtyre dy kompanive si pasojë e veprimeve të ndërmarra për sanimin e gjendjes në kanal.

“Uji që nga sot (09.12.2024) mund të përdoret për pije. IKSHPK-ja i rekomandon KRU ‘Mitrovica’ dhe KRU ‘Prishtina’ që të vazhdojë mbikëqyrjen dhe trajtimin e ujit dhe të sigurojë ujë në sasi dhe cilësi, sipas standardeve për ujin e pijes bazuar në UA 10/2021 ‘Cilësia e Ujit të destinuar për konsum nga njeriu’”, thuhet në njoftim. 

IKSHPK-ja tutje ka apeluar te qytetarët që t'i referohen vetëm informatave zyrtare të IKSHPK-së dhe KRU-ve përkatëse.