Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për kujdes nga pickimi i mushkonjave.
Instituti ka thënë se ekspertët kanë ngritur gatishmërinë për parandalimin e shfaqjes së virusit të Nilit Perëndimor, i cili shkakton sëmundje sezonale të muajve të verës, dhe përhapet zakonisht nga pickimi i mushkonjës së infektuar.
“Në Kosovë nuk ka raste të raportuara të Virusit të Nilit Perëndimor, por duke pasur parasysh se raste të këtij virusi janë regjistruar në disa vende të Evropës si në Spanjë, Itali, Greqi dhe në rajon gjithashtu, IKSHPK bën thirrje për kujdes të qytetarëve dhe parandalim të infeksioni që tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara”, ka njoftuar IKSHPK.