Arbëri

Hoxhaj: Rendi botëror që ka krijuar Kosovën e pavarur nuk ekziston më

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se rendi botëror që ka krijuar Kosovën e pavarur nuk ekziston më.

Hoxhaj foli për politikën ndërkombëtare që duhet ndjekur Kosova, duke diskutuar për librin “World Order” të Henry Kissinger-it, në emisionin CODEX të KTV-së.

Ai tha se Kosova duhet të shfrytëzoi vëmendjen amerikane dhe evropiane, që të përmbyllë shtetndërtimin duke u anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.