Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka mohuar pretendimet se Shqipëria është një nga dy shtetet të cilat planifikojnë destabilizimin e Malit të Zi.
Një ditë më parë, kryeministri malazias, Millojko Spajiq, tha se të paktën dy shtete të rajonit po përgatisin veprime hibride për të destabilizuar Malin e Zi, në kohën kur pritet mbyllja e kapitujve të ri të negociatave për pranim në Bashkimin Evropian. Edhe pse ai nuk ka përmendur për cilat shtete bëhet fjalë, gazeta malaziase “Vijesti” ka raportuar se Spajiq i referohet Shqipërisë dhe Serbisë.
Duke iu përgjigjur këtyre pretendimeve në media, Hoxha në X ka mohuar se Shqipëria mund të jetë pjesë e ndonjë skenari destabilizues.
“Edhe pse nuk ka akuza zyrtarisht të formuluara kundër Shqipërisë, dua të theksoj fuqishëm dhe qartë se Shqipëria as nuk është e as nuk mund të jetë pjesë e ndonjë skenari destabiliziues, as në Mal të Zi, në një shtet fqinj, mik, partner e aleat në NATO, me të cilin ndajmë projektin e njëjtë të anëtarësimit në BE, e as diku tjetër. Shqipëria dallohet sepse e bën pikërisht të kundërtën: çdo ditë investon në bashkëpunim, mirëkuptim të ndërsjellë, stabilitet rajonal dhe zhvillim si dhe në bashkëpunim më të gjerë evropian e euroatlantik”, ka shkruar Hoxha.
-
Spajiq thotë se dy shtete po përgatisin destabilizimin e Malit të Zi, “Vijesti” përmend Shqipërinë e Serbinë
-
Hoxha: Çdo cenim i Kosovës cenon edhe Shqipërinë
-
Përplasen Spajiq e Vuçiq, kryeministri malazias: Mos na jepni mësime për parimet
-
Kosova dhe Shqipëria: Deklarata e Vuçiqit destabilizuese e në kundërshtim me konventat ndërkombëtare
-
Hoxha: Hapja e konsullatës serbe në Shkodër s’nënkupton pandjeshmëri ndaj Kosovës