Arbëri

Hoxha: Ministria e Ambientit të zhbllokojë procesin për rrënimin në “Lakërishtë”

Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore, Hajdar Hoxha, ndërmarrja në një kohë ishte lider i ndërtimit në Prishtinë.

Ai ka thënë se me qëllim të rikthimit të ndërmarrjes në atë funksion ishte të hyjnë në sektorin e ndërtimit në pronat që i ka ndërmarrje.

Si potencial, thekson ai, për të realizuar këtë projekt ishte të fillonin në pronat e NPB-së në Lakërishtë.

“Gjatë rrënimit të objekteve ka ardhur edhe deri te dëmtimi i azbestit, ku Ministria e Ambientit ka lëshuar vendim për pezullim të punëve. Ne kemi komunikuar me Ministrinë por ende nuk kemi arritur ndonjë zgjidhje. Ne kërkojmë edhe presim që Ministria të reflektojë dhe të zhbllokohet ky proces. Me këtë projekt rritet vlera e asteve të ndërmarrjes për 40 milionë euro. Janë disa faktorë ekonomik e financiar që e vënë ndërmarrjen në vend tepër të favorshëm”, ka thënë ai.

Sipas tij, ka gjithandej në Prishtinë ndërtime me azbest, duke shtuar se janë të interesuar ta trajtojnë këtë çështje.

Ai ka thënë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë për ta hequr atë azbest.

“Në Kosovë jemi dëshmitarë që po hiqet azbestit. Është e pakuptueshme që Ministria nuk na lejon ta heqim azbestin. Në vitin e kaluar kemi mbajtur takime me AKP-në, kemi arritur ta përcaktojmë vijën kufitare. Tash pas një kohe ka dalë që kinse nuk ka qenë personi i autorizuar nga AKP për ta përcaktuar vijën kufitare. Tash së fundmi drejtori i AKP e dërgoi çështjen në bord dhe i njëjti ka vendosur që këtë çështje të mos e trajtojë fare. Neve si ndërmarrje publike na shkakton shumë dëm”, ka thënë ai.

Hoxha ka folur edhe për renovimin e hyrjeve.

Ai ka thënë se në vitin që ka kaluar kanë pasur rreth 500 hyrje në menaxhim.

Sipas tij, nga ky projekt tash përfitojnë rreth 50 mijë banorë të Prishtinës. Ai ka thënë se projekti është mirëpritur jashtëzakonisht shumë.

“Në projektin për rigjenerimin e lagjeve kemi filluar me soliterat në Ulpianë. Ky projekt ka nisur në bashkëpunim me MCC dhe Komunën e Prishtinës. Ndërmarrja ka luajtur rol koordinues mes komunës, MCC dhe qytetarëve. Kanë qenë dy propozime, që të ruhet tradicionalja ose të bëhet moderne, por me dëgjim publik është vendosur që të ruhet tradicionalja megjithatë. Ne menduam që me këtë projekt ta nisim me soliterat dhe më pas të zgjerohemi edhe më tutje. Ky projekt kërkon financim më të madh dhe ne nuk mund ta bëjmë vet. Ky projekt duhet të realizohet nga Komuna e Prishtinës dhe ne kemi rol koordinues”, ka thënë ai.