Arbëri

Hoxha: 77 zyrtarë policorë e staf civil janë dorëhequr vitin e kaluar, është trend në gjithë botën

Gazemend Hoxha

Gazmend Hoxha - Drejtor i Policisë së Kosovës

Foto: Driton Paçarada

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se 77 zyrtarë policorë janë dorëhequr gjatë vitit të kaluar. 
Hoxha i cili të martën ka raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka thënë ky trend po ndodh në gjithë botën.

“Gjatë vitit të kaluar 77 zyrtarë policorë dhe staf civil kanë dhënë dorëheqje, është trend në gjithë botën po edhe tek ne po vazhdon”, ka theksuar Hoxha.

Në fushën e rendit dhe sigurisë publike, Hoxha ka thënë se Policia e Kosovës ka zhvilluar bashkëpunim me qytetarë, media, forume, përkundër sfidave të paraqitura.
“48 mijë raste të raportuara, 3.55% rritje krahasuar me vitin paraprak. Dy muajt e këtij viti ka pasur rritje të raportimit në përgjithësi. Disa prej veprave më të rënda, vrasje nga 21 në 29, lëndim i rëndë 295, vjedhje e rëndë -1.96%, grabitje në tentativë ulje të rasteve, rritje të rasteve ndëretnike, zbulim i veprave 79% me rritje 3%, 55 raste vjedhje, asistime te gjykatave, KEDS-it, municion i konfiskuar, trafik rrugor fatalitet 96, 14mijë me dëme në aksident”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka thënë se ka rënie të numrit të aksidenteve me fatalitet. “Në vitin 2023, 106 të vdekur në krahasim me vitet tjera paraprake kur numri ishte më i madh. 1094 kallëzime penale, kontroll kufiri, 27 milionë persona e kanë frekuentuar kufirin. Prioritete, bashkëpunimi ndërkombëtar, fuqizimi i kapaciteteve, siguria kibernetike, sfida menaxhimi i situatës në veriun e vendit, pajisjet e punës bashkëkohore, mosanëtarësimi i PK-së në Interpol”, është shprehur ai./EO