Arbëri

Hovenier: Dhuna s'është kurrë mjet i pranueshëm për të shprehur mosmarrëveshjet

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar pas rrahjes brenda Kuvendit të Kosovës në mes të deputetëve të PDK-së e atyre të VV-së bashkë me kabinetin qeveritar.

Hovenier ka thënë se është e papranueshme dhunë që është parë sot në Kuvend.

“Do të doja të mos kisha nevojë ta thosha këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mosmarrëveshje. Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë”, ka shkruar ai.