Arbëri

Hovenier viziton Parkun Arkeologjik të Ulpianës, lavdëron punën për dokumentimin e trashëgimisë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka vizituar të shtunën Parkun Arkeologjik të Ulpianës, të cilin vend e ka quajtur lokacion të klasit botëror.

Ambasadori Hovenier ka shkruar Twitter se në këtë park një ekip mahnitës po shton njohuritë dhe po dokumenton trashëgiminë kulturore të Kosovës.

“Pata privilegjin të vizitoja sot Parkun Arkeologjik të Ulpianës, ku një ekip mahnitës po shton njohuritë dhe po dokumenton trashëgiminë kulturore të Kosovës në këtë lokacion të klasit botëror”, ka shkruar Hovenier në Twitter.